-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eurodeputetët: Hiqni tarifat Roaming për Ballkanin Perëndimor

Kryesoret

Një grup prej më shumë se 80 anëtarësh të Parlamentit Europian i ka kërkuar KE-së që të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në Zonën e Roamingut pa pagesë.

Në një letër dërguar presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, eurodeputetët theksojnë se vendet e rajonit “partnere të besueshme të bllokut europian” dhe se me rekomandimin e Komisionit në tetor për t’i dhënë statusin e kandidatit Bosnjë dhe Hercegovinës,  u shënua “një tjetër moment historik” në politikën e zgjerimit të unionit.

“Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje KE-së që të paraqesë sa më shpejt një udhërrëfyes të qartë i cili t’u japë fund tarifave shtesë të roaming-ut mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që zona e Roamingut të lirë të zgjerohet për të mirën e qytetarëve evropianë. Koha për të vepruar është tani”, thuhet në letër.

Deputetët theksojnë se një hap i tillë duhet hedhur sidomos pas fjalimit të Von der Leyen në Parlamentin Europian më 14 shtator, ku ajo u zotua të fuste dhe Ukrainën në zonën europiane të Roaming-ut pa pagesë.

Në vitin 2017, Bashkimi Europian njoftoi se po shqyrtonte uljen e tarifave të roaming për Ballkanin Perëndimor, pas thirrjeve nga vendet kandidate për të hequr tarifat. Korrikun e vitit te kaluar, u hoqën tarifat roaming vetem brenda vete vendeve te Ballkanit Perendimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit