-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapen portat e digës së Fanit, banorët e e Mirditës në rrezik

Kryesoret

Reshjet e shumta të shiut kanë rritur kuotën maksimale të ujit në lumin Fan dhe kjo do të bëjë që portat e Revervuarit të Digës “Ura e Fanit” të hapen. Kompania përgjegjëse “AYEN AS ENERGY” ka njoftuar se kjo gjë do të ndodh në orën 16:00 dhe se do të preket fhsati Qafmollë në Mirditë.

Kompania u ka kërkuar qytetarëve të jenë të kujdesshëm.

“Për shkak të arritjes së kuotës maksimale të nivelit të ujit, sot me datë 23.11.2022, duke filluar nga ora 16:00 do të hapen Portat e Rezevuarit të Digës “Ura e Fanit” me vendndodhje pranë fshatit Qafmollë, Mirditë. Shkarkimet e mundshme të ujit nga Rezervuari i Digës “Ura e Fanit” do të ndikojnë tek pjesa e shtratit të lumit Fan i Madh, nga zona poshtë Digës afër fshatit Qafmollë, deri poshtë fshatit Fang Rubik, aty ku lumi Fan bashkohet me lumin Mat. Nga shoqëria “AYEN AS ENERGY” do të lëshohet edhe një alarm akustik 30 minuta përpara lëshimit të ujit, i cili do të përsëritet vazhdimisht në mënyrë periodike përgjatë gjithë kohës së lëshimit të ujit. Kërkojmë nga ana juaj si qytetarë,  bashkëpunim dhe mirëkuptim duke u treguar të kujdesshëm dhe vigjilentë,” ka njoftuar kompania.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit