Rei Karriqi 23 vjeç dhe Arjan Pino 41 vjeç janë arrestuar pasi shkaktuan një shpërthimin ditën e djeshme në verandën e lokalit e Dhimitër Kokonozit.
Sipas njoftimit të policisë nga hetimet rezultoi që nuk është hedhur lëndë plasëse tritol, por një granatë dore.
Gjithashtu blutë e Elbasanit njoftojnë se njëri prej të ndaluarve, me precedent të theksuar kriminal, në Shqipëri dhe në Itali, për vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.