Rreth tre muaj pasi Edi Rama e shkarkoi nga posti i drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nano është rikthyer në “shkollë”.
Nano ka nisur master për kriminologji duke u fokusuar te studimet. Ish-drejtori është një nga 40 fituesit e degës së Masterit Ekzekutiv në Kriminologji, pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Gledis Nano, ish-drejtor i Anti-Terrorit dhe Policisë së Shtetit është diplomuar në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” në vitet 1999- 2002, ku pas diplomimit ka marrë titullin “Specialist i Lartë Policie”.
Në vitet 2006- 2009 është diplomuar me titullin “Jurist”, ndërsa në vitet 2009-2011 ka kryer studime pasuniversitare në fushën juridike pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.