-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbët protestë në Graçanicë: Mbështetje për vëllezërit në veri

Kryesoret

Serbët në komunën e Graçanicës kanë protestuar me qëllim të mbështetjes së pjesëtarëve të komunitetit serb në veri të Kosovës, dhe bërjes publike se nuk ka ndarje mes serbëve nga veriu dhe jugu.

Graçanica është një nga gjashtë komunat e banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit, e cila qeveriset nga Lista Serbe.

Kryetarja e komunës, Lilana Shubariq, deklaroi se serbët në jug mbështesin bashkatdhetarët e tyre në veri dhe vendimin e tyre për braktisjen e institucioneve të Kosovës, duke shtuar se nëse “dhuna politike vazhdon, ata e dinë se çfarë të bëjnë”.

Ajo nuk specifikoi se për çfarë lloj dhune politike e kishte fjalën, as çfarë hapash do të ndërmarrin serbët në jug.

Në anën tjetër, shumë protestues, me të cilët foli ekipi i Radios Evropa e Lirë, thanë se nuk mund të thonë asgjë sepse as vetë nuk e dinë pse janë aty.

Këta janë kryesisht punëtorë të institucioneve serbe në Kosovë, dhe shpesh e kanë “obligim pune” të protestojnë për shkak të situatës politike, ose të mbështesin listën Serbe, partinë kryesore politike serbe në Kosovë.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës – ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme – kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës./REL

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit