“Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet,” është shprehur përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Lajçak.
Përmes një postimi në Twitter ai ka njoftuar se do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq janë takuar për të diskutuar zgjidhjen për çështjen e targave ilegale serbe dhe normalizimi e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë në vazhdim,” ka shkruar Lajçak në Twitter.
Today, I’m hosting the Chief Negotiators of Kosovo and Serbia as a follow-up to our High-level meeting.
My sincere hope is that we will manage to find a solution today to de-escalate the tensions on the ground and work towards normalisation of relations.
Talks are ongoing. pic.twitter.com/BnfCiTokaD
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 23, 2022