11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vajza 23-vjeçe që kandidon për kryetare bashkie

Kryesoret

Një vajzë 23-vjeçe ka shpallur sot kandidaturën duke u bërë pjesë e “Primareve” të PD-së në garën për bashkinë e Beratit. Ajo quhet Kejdi Spahiu. Arsyet e vendimit i shpjegoi vetë e reja.

“Si e re shqiptare ndjej dhimbje kur e shikoj vendin tim në këtë gjendje.  Ndryshimi duhet filluar diku, nga vetja apo nga qyteti yt. Vendimin për t’u futur në primare e konsideroj si pjesë të përpjekjes për të ndryshuar gjendjen ku vendi ynë ndodhet.

Mendoj se ka ardhur koha jo vetëm e përgjigjeve boshe, por e veprave. Prandaj vendosa të marr përsipër këtë detyrë dhe me fjalën detyrë nënkuptoj atë ndaj qytetarëve beratas.

I dimë plagët e Beratit: papunësia, largimi drejt kryeqyteti e sidomos vendeve të huaja dhe lufta e përditshme për të siguruar të nesërmen për veten dhe familjen. Unë e dua qytetin tim, këtu linda dhe u rrita dhe këtu dua të japë gjithë kontributin tim.

Problematikat në qytetin e Beratit janë të shumta duke filluar nga arsimi që është baza e zhvillimit, duke e vazhduar me lagje si Vakëfi apo 28 nëntori të cilat i përkasin një Berati të lenë 100 vite mbrapa dhe rrugët në gjendje të mjerueshme.

Shëndetësia është një tjetër shqetësim i madh: mungesa e mjekëve detyron çdo qytetar të drejtohet në spitalet private.

Dhe më kryesori, për një qytet si berati, është turizmi. E vetmja gjë e kohës sonë është Pedonalja ndërsa 100 metra më larg kalon në mesjetë.

Me shpresën te fitorja dhe besimin në Zot, sot ndjej të nevojshme të kërkoj mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Beratit të ecim përpara së bashku, dhe duke bashkuar forcat ne do të jemi të pathyeshëm” tha ajo nga selia e PD-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit