Ka kaluar rreth 2 muaj që nga vrasja e 44-vjeçarit nga Puka, Pjetër Gjokës dhe ende policia nuk ka asnjë të arrestuar.
Disa detaje të reja kanë dalë kjo ngjarje, Gjoka u qëllua me armë nga zjarri në brendësi të serrë me kanabis ku punonte. Policia ende po mban si pistë kryesore atë të vrasjes për prishjen e pazareve të drogës.
Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Anton Përgjinin, i cili dyshohet se është dhe pronari i serrës me kanabis. Po ashtu, mësohet se në atë serrë punoni dhe disa gra të cilat kishin ardhur nga Elbasanit dhe Berati.
Policia ka vënë nën hetim dhe 7 gratë që punonin në serrë.