-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A po hapet dera e burgut për “UFO”-n e Laprakës?

Kryesoret

Ditën e sotme Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur që të lerë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë për Ilir Pajën, i njohur me nofkën ‘UFO”, i shumëkërkuari nga drejtësia italiane, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe rrëmbim personi.

Lexo këtu të gjitha lajmet për Ilir Pajën

Pavarësisht kërkesës së këtij të fundit për ndryshim mase nga burg në “detyrim paraqitje”, gjykata e ka refuzuar duke e lënë në burg. Italia e kërkon për ta ekstraduar, por nëse pas 40 ditëve nuk do të ketë një vendim, rrezikohet lirimi i tij nga qelia.

Ai u kap në fillim të muajit nëntor në Laprakë në një berberhane duke hequr mjekrën. Policia e kishte në monitorim duke e kontrolluar dhe gjurmuar përmes telefonit celular.

NJOFTIMI I PLOTE I GJYKATES SE APELIT

“Më datë 03.11.2022, nga ana e punonjësve të Drejtorisë Vendore Tiranë, është bërë arrestimi i shtetasit me iniciale I.P, për qëllim ekstradimi mbi bazën e  vendimit penal të dhënë  nga Gjykata e Milanos, Itali, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga ligji italian.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale I.P, për efekt ekstradimi.Me vendimin nr. 2324 Akti, datë 05.11.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

–           Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit të shtetasit me iniciale I.P.
–           Caktimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit I.P, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 283 dhe 495 të K.Pr.Penale, lidhur me procedurat e ekstradimit në Itali.

Çështja u shqyrtua në gjykatën e apelit mbi bazën e ankimit të bërë nga shtetasi me iniciale I.P, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Emona Muçi, me vendimin nr. 1026 datë 24.11.2022, referuar edhe nenit 494 pika 6 të Kodit Proçedurës Penale, vendosi:

  • Miratimin e vendimit nr. 2324 akti, date 05.11.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, duke i caktuar personit të arrestuar masen e sigurimit personal “arrest ne burg” me afat 40 ditor.
  • Kundër vendimit lejohet rekurs ne Gjykatën e Larte brenda 45 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit te vendimit”, thuhet në vendim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit