Fiton rezistenca e Berishës. Pas pushimit, konferenca e kryetarëve mori vendimin që çdo deputet do të flasë 10 minuta për Portin e Durrësit.
Pas një ore grindjesh në Kuvend u vendos mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Në këtë Konferencë u ndryshua koha e diskutimeve për deputetët e opozitës.
Deputetët mbështetës të Sali Berishës, kërkuan që të vendosë kohë e pa limituar për ta lidhur me këto diskutime.