Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka kundërshtuar nga foltorja e paralamentit marrëveshjen për Portin e Durrësit që maxhoranca socialiste pritet ta kalojë në seancën maratonë të kësaj të enjteje.
Në fjalën e tij Bardhi e cilësoi marrëveshjen si më të keqen që ka njohur ndonjëherë shteti shqiptar. Ai thekson se marrëveshja nxjerr portin e mallrave jashtë përdorimit, dhe nuk i jep shtetit shqiptar asnjë përfitim. Sipas tij qeveria fal 812,000 m² tokë, dhe merr në këmbim vetëm 200,000 euro në vit.
“Kjo s’mund të jetë kurrë kontrata më e mirë, që ka ardhur në këtë parlament. Është kontrata më e keqe që ndonjëherë shteti shqiptar ka bërë me një privat, është një kontratë nga e cila dëmtohet interesi publik, prandaj VOTA ime dhe e kolegëve të mi do të jetë kundër”, tha Bardhi.