Zbardhen detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i Pjetër Kolës, ngjarje e ndodhur më 27 shtator 2022. Kola është qëlluar me armë zjarri brenda një sere kanabisi të ngritur nga autori i dyshuar i kësaj ngjarje Maltin Gjoni i njohur dhe si Maltin Gjini. Në këtë serë ishin të punësuara gra të ardhura nga zona të ndryshme të vendit si Cërriku, Berati dhe Elbasani.
Policia ka gjithashtu gati edhe 7 urdhërarreste të tjera, 4 prej personave të cilëve dyshohet se banojnë në Lezhë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Qafë Qelë në Pukë ku sipas hetimeve dy muaj nga këto hetime, burime bëjnë me dije se e gjithë ngjarja është regjistruar brenda një magazine ku përpunohej lënda narkotike kanabis.
Sa i përket përpunimit ishin graqë vinin nga zona të ndryshme kryesisht nga Cërriku, Berati e Elbasani dhe punonin për llogari të Maltin Gjonit i njohur dhe si Maltin Gjini i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Pjetër Kolës.
Por për të mësuar më shumë, nga ana e policisë dhe prokurorisë po punohet për ekzekutimine 7 urdhërarresteve. Në fakt janë 7 gra që janë nën hetim për kanabis.
Dyshohet se autori dhe viktima kanë pasur njohje të mëparshme me njëri-tjetrin dhe ka pasur një mosdakordësi për sasinë e kanabisit. Maltin Gjini dyshohet se e ka qëlluar me një plumb në pjesën e barkut.