-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, policia shoqëron një grua nga Cërriku (DETAJE TË REJA)

Kryesoret

Disa detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Pjetër Kolës në Pukë. Policia ka shoqërua deri më tani 4 persona.

Mes tyre është shoqëruar dhe një grua nga Cërriku, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.

Po ashtu dhe dy personat që e dërguan në spital janë shoqëruar në polici. Pista kryesore ku po hetohet është ajo e prishjes së pazareve të kanabisit.

Mësohet se autori i dyshuar Martin Përgjini, është shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Pukë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, kanë vijuar intensivisht punën për grumbullimin e provave, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftallë, Pukë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit