-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konfirmohet në detyrë prokurori Erion Dino

Kryesoret

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 24 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit Erion Pano, aktualisht këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Gjatë seancës dëgjimore Pano dha shpjegime për balancat negative të konstatuara për kursimet që kanë shërbyer për pagesën e një pjese të çmimit të një apartamenti, si dhe për situatën në dukje të trajtimit preferencial nga shoqëria e sigurimeve SIGAL në mbulimin e shpenzimeve për një ndërhyrje kirurgjikale në Itali, bazuar në një policë sigurimi për aksidente, të paguar prej tij vetëm dy ditë përpara se të aksidentohej.

Pano pranoi se kishte pasur pasaktësi në deklarimin e kursimeve deri në vitin 2010, por ai pretendoi se i kishte korrigjuar në deklaratën “veting” dhe në shpjegimet e dhëna gjatë hetimit administrativ, si dhe këmbënguli se, kishte arritur që me argumentet dhe provat e depozituara të kishte përmbysur barrën e provës. Lidhur me pagesën e policës së sigurimit, subjekti u shpreh se kjo ishte një koincidencë, por që pasqyronte rrethanat faktike.

Erion Pano e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficer i policisë gjyqësore./BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit