Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar Lindita Nikollës që t’u japë të drejtën deputetëve të grupit të Sali Berishës dhe të tjerëve që nuk janë në një grup parlamentar që të flasin 10 minuta.
“Zonja kryetare është në nderin tuaj që të jeni e drejtë dhe e vërtetë për faktet. Në konferencën e kryetarëve është vendosur në mënyrë të njëanshme koha e debatit, e limituar.
Për të pasur kohë të limituar duhej një kërkesë me shkrim nga zoti Balla, që nuk e ka bërë. Ju kam paraqitur një kërkesë për të mbledhur edhe njëherë konferencën e kryetarëve për të zhbërë gabimin.
Grupet parlamentare janë ato më të cenuarat. Të gjithë deputetët që nuk janë të mobilizuar në një grup parlamentar kanë të drejtë të flasin 10 minuta” tha ai.
I ashpër ishte edhe Petrit Vasili me deputetët e shumicës socialiste dhe Lindita Nikollës. “O skizofren, pusho, mos bëj si idiot. O zonjë ju po spekuloni duke ndihmuar ata (PS). Këtu është siguruar barazi e të gjithëve. Nga një e drejtë votimi dhe 10 minuta për të folur” iu drejtua ai.