Debat, akuza dhe bllokim foltoreje. Kjo ishte panorama në nisje të seancës së sotme të parlamentit.
Ish-kryeministri Sali Berisha bllokoi foltoren e Kuvendit, pasi Lindita Nikolla nuk i dha fjalën për të replikuar me Taulant Ballën.
Kryetarja e Kuvendit pasi i tërhoqi vëmendjen, kryetarit të PD-së, e paralajmëroi se do ta përjashtonte nga seanca.
Taulant Balla i kërkoi Nikollës që të marrë masa për Sali Berishën. Në fund, Nikolla ndërpreu seancën 5 minuta për të liruar foltoren.