“Doni apo nuk doni ju, se nuk na duhet fare se çfarë doni, do të bëhen të dyja, edhe porti turistik edhe tregtar. Kurrë mos daçi”.
Kështu deklaroi sot Edi Rama në Kuvend. Kryeministri ishte i prerë për marrëveshjen duke injoruar akuzat e opozitës. Edi Rama se atje sot “ka vetëm plehra dhe ferra”.
Sali Berishës iu referua si “Napoloni i gjirizave” dhe Ilir Metës si “Dervishi i spiunëve”. Por cfarë do të ndodhë me portin tregtar dhe koncesionet?
LIVE-Rama: Porti si në mesjetë! Mezi po pres të miratojmë marrëveshjen
“Nuk do ta lëmë vendin pa port. Koncesionet që janë aty më parë nga qeveria e “Napolonit të gjirizave” do të vazhdojnë pa ndërprerë deri kur të jetë gati porti i ri” tha ai.
Kryeministri foli edhe për një interesim të NATO-s. “Po diskutohet edhe një kanal bashkëpunimi me NATO-n që ka shprehur interes të lartë për përfshirjen në seksionin ushtarak të portit të ri” tha ai.
LIVE-Porti i Durrësit, Rama i drejtohet PD-së me fjalët e Konicës: Gomarica vjen vërdallë…