Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi sot shumicës që të heqë dorë nga miratimi i marrëveshjes së portit të Durrësit. Por në momentin që Sali Berisha mori fjalën, Edi Rama i pakënaqur me vendimin që Nikolla i dha fjalën, u ngrit dhe iku nga seanca.
LIVE-Nis debati për portin, Rama i tërheq “veshin” Nikollës, Berisha: Po plaçkitni
“Do të mblidhen këtu “mamuthët” e Shqipërisë dhe Lindjes së Mesme, do të kenë edhe jahtet aty, ndërsa shqiptarët, ose shërbëtor të tyre ose do të largohen.
Nga do të dalin këto 2 mld euro? Këta këtu fitojnë 4-5 mld euro, shqiptarët paguajnë 2 mld euro për plaçkën që këta marrin, thërritini arsyes nëse keni dhe hidheni poshtë këtë marrëveshje. Marrëveshja shkel MSA-në dhe Kushtetutën e Shqipërisë.
Edi Rama i bindur të jesh që te porti i marinës do të përfundosh vetë dhe nuk do të dalësh kurrë prej tij. Nuk ka burg që të mban. Ti zonjë (Lindita Nikolla), je e vetmja në botë si vasale e një njeriu të papërgjegjshëm ndan parlamentin kështu” tha ai.