-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq, vazhdojnë problemet në Shkodër: 1130 ha tokë nën ujë, 7 familje të evakuara

Kryesoret

Shkodra është qarku që ka shfaqur më shumë probleme për shkak të motit të keq. Në një njoftim zyrtar Bashkia Shkodër njofton se aktualisht janë 1130 ha tokë bujqësore e përmbytur dhe 7 familje të komanduara në hotele.
Njoftimi:
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 24.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 8.09 m, (nga 8.0 m qe ishte me date 23.11.2022 ne oren 16.00) (Kuota max 8.70 m).
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 6.05 m, (nga 5.70 m qe ishte me date 23.11.2022 ne oren 16.00) (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1130 Ha (nga 1365 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00)
Nj.A. Ana e Malit
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha (nga 850 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
2. Rruga e Obotit ka presence uji 25 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.
3. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 110 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
Tendence e nivelit te ujit eshte ne ulje.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 125 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 80 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00) , kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.
Familje të evakuara aktualisht dhe marrin sherbim ne konvikte:
Janë 7 familje, gjithsej 24 persona, si me poshte:
Lagj Nr 1 – 1 familje me 4 persona
Lagj Nr 4 – 1 familje me 3 persona
Nj.A Berdice – 2 familje me 5 persona
Nj.A. Guri zi -5 familje me 6 persona
Kane marre trajtim gjithsej ne konvikte :
14 familje me 43 persona
Kane kerkuar sherbim dhe ju eshte pergatitur akomodimi ( por nuk jane paraqitur):
10 familje me 30 persona
Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona) te akomoduar tek te afermit
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit