-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Porti tregtar te Porto Romano, dy degëzime në Prishtinë dhe Strugë

Kryesoret

Me investimin që planifikohet që të bëhet në portin e Durrësit, Edi Rama tha se porti tregtar do të zhvendoset në Porto Romano. Projekti e ri, ai e quajti xhevahir të kurorës së investimeve që po bën qeveria e tij.

Një çorbë rublash që përzihet çdo ditë nga një spiun komunist. Dëgjoni këtu. Porti i Durrësit është xhevahiri më i madh i kurorës së investimeve. Shqipëria 2030 do i ketë ato që pret që nga 1912, sepse do të ketë 4 porte turistike të klasit të parë.

I vetmi që nuk është në fazë të avancuar është Shëngjini. Do të ketë edhe dy porte tregtare moderne, njëri në Vlorë dhe tjetri në Porto Romano, me dy degëzime portesh të thata, një në Prishtinë dhe një në Strugë.

Gojët që bëjnë të njëjtën punë ne nuk na pengojnë dot. Nuk keni asnjë shans. Unë ju kam lënë Zotin për ato që keni nxjerrë nga goja për mua. Vetëm ai mund të zgjidhë të pazgjidhshmen në këtë rast. Ju të paudhëve, sot po ju lë edhe Faik Beun, ju që hoqët gozhdën dhe u mbeti vrima” tha Rama.

Më pas fjalën e mori deputeti demokrat Edmond Spaho që kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që t’i tërhiqte vëmendjen për shkak të ofendimeve drejt opozitës.

Na tha gomarica, të paktën të na kishte thënë gomerë, të paudhë, gjel deti, sharlatanë, lopë dhe i referohej Nolit dhe Konicës. Unë nuk i kam lexuar sa kryeministri dhe Elisa, por do i referohem një kënge të Bob Dilanit.

Edi Ramës gjel deti nuk ia vëmë dot, se Surreli nuk ka det, as gjel fushe, luan tigër, leopard, jo, e jo, sepse i mbush brekushet. Ti thonë hienë psh, se ha vetëm mish. Ky si hiena ha vetëm një gjë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit