Cristiano Ronaldo do të nisë sot rrugëtimin e tij me kombëtaren Portugeze në Kupën e Botës.
Të gjithë sytë do të jenë te Ronaldo, i cili po përgatitet për Botërorin e fundit të karrierës.
Gjithashtu ai ndryshe nga lojtarët e tjerë do të marrë pjesë në turne në një gjendje të pazakontë, pa një klub.
Manchester United njoftoi për ndërprerjen e kontratës me pëlqimin nga të dyja palët.
Momentalisht CR7 është i lirë, në kërkim se ku do të luajë nga janari i ardhshëm.
Megjithatë, ai mban një titull unik në Botërorin e këtij viti, pasi nga 831 futbollistë të 32 skuadrave, ai është i vetmi pa klub.
Luis Suarez mund të jetë i dyti, por pavarësisht largimit nga Nacional, ai ka një kontratë deri në fund të vitit 2022.