-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata e përmbytjeve, Bashkia Lezhë: 4 banesa ende nën ujë

Kryesoret

Qarku i Lezhës vazhdon të paraqesë probleme për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit.

Në një bilanc të ri Bashkia Lezhë njofton se ka ende 4 banesa që ndodhën në ‘pushtetin’ e ujit ndërkohë dhe disa rrugë vijojnë ende të jenë të bllokuara.

Njoftimi:

Në territorin e qarkut Lezhe , gjate mbrëmjes deri sot në mëngjes , kemi patur  rreshje shiu me intesitet të mesëm. Niveli i rreshjeve ka qënë rreth 40 mm reshje. Rreshjet e shiut janë ndërprerë, gjë e cila do ndikojnë pozitivisht tërheqjen e ujit dhe në normalizimin e situatës.

Situata e deritanishme paraqitet si mëposhtë:

Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e rreshjeve të rëna gjatë 24 orëve. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të ujit por vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht. Kemi prezencë të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme dhe nga mjetet e vogla.

Në fshatin Kakarriq vazhdon të  kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet. Në zonën e Zadrimës ka 250ha tokë bujqësore të përmbytura kurse hidrovori Balldre në kuotën -0.8m nga 1.5m kuota kritike, ka rreth 800ha tokë bujqësore të përmbytura Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë. Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht  Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike  dhe hidrovori Balldre. Lumi Drin është në kuotën +1.30 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave portë papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit