-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre muaj nën shënjestrën e DEA-së! Skema që përdorte “bosi” për të kamufluar kokainën

Kryesoret

DEA amerikane së bashku me SPAK-un kanë mbajtur nën përgjime disa persona, të cilët punonin në një laborator droge në Fier.

Mësohet se droga transportohej së bashku me plehra kimike, për tu përpunuar më pas në magazinë. Ende nuk dihet se kush janë të arrestuarit apo nëse kanë lidhje me ngarkesën e kokainës të kapur në Tivar.

Por ka disa detaje të operacionit që përputhen. Edhe në Tivar, ngarkesa që mbahej nën vëzhgim që nga korriku kamuflohej me dhera dhe plehra bujqësor. Mediat malazeze kanë bërë me dije se “koka” është arrestuar dhe se po kontrollohen ambiente në Shqipëri që ai ka në pronësi. Një ndër to mund të jetë dhe laboratori i zbuluar në Fratar.

Bëhet me diej se përgjimet për këtë rast nga pala shqiptare kanë zgjatur 3 muaj, ndërsa nga ajo malazeze ngarkesa është mbajtur në vëzhgim prej 5 muaj.

Të dyja operacionet janë finalizuar sot.

“Malli” i erdhi në korrik, kush është porositësi me magazina në Tiranë?

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit