-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha krah Braçes: Kam dosje përvëluese për Bashën, Rama do të shuajë PD-në

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët e nisi me akuzat për miratimin e portit të Durrësit.

“Ne nuk do të pranojmë që të shuhemi” tha ai, referuar strategjisë që sipas tij po ndjek Edi Rama dhe e garantoi. “Ai ka firmosur marrëveshjen kuadër për portin, që deklaroi se ka negociuar disa herë.

Që tha jam marrë shumë me Emiratet. Marrëveshja është në shkelje të ligjeve dhe MSA-së. E ka të sigurt përgjegjësinë ligjore, edhe në Hënë po shkoi, do të merret dhe do të sillet këtu”.

Lulzim Basha e akuzoi se është i zhytur te afera e portit, por Sali Berisha e sfidoi dhe kërcënoi. “Le të flasë me emra si unë. S’po them gjëra të tjera që janë më përvëluese se këto, po them kaq” tha ai.

Gjithashtu nuk la pa komentuar edhe miratimin e buxhetit nga socialistët, që rrëzuan shumë amendamente të PD-së, por edhe vetë socialistëve. Mes tyre Erion Braçes, që Berisha i doli në krah.

“Edhe një amendament që paraqiti deputeti socialist Erion Braçe që nuk kishte asnjë synim vetëm të çlironte shqiptarët nga çmimi i rritur 250% i uresë, nitratit dhe imputeve bujqësore. Të gjithë u hodhën poshtë. I mbetet popullit të thotë fjalën e tij” tha ai.

U shpreh se ka mbështetjen e Ilir Metës për protestën e 6 Dhjetorit. “E kam marrë plotësisht mbështetjen e zotit Meta për protestën. Kjo është thirrja që është mirëpritur më shumë në tërë karrierën e Sali Berishës.

Në 6 Dhjetor, qendra e protestës do të jetë përpara Kryeministrisë. Po punohet për një skenar dhe do të përpiqemi që populli opozitar të përfaqësohet në mënyrën më dinjitoze, që zëri i tyre të ushtojë jo vetëm në Tiranë dhe përfaqësuesit e BE-së, por në mbarë botën” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit