-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhjetëra plagë me thikë në trupat e viktimave/ Zbulohet vrasësi serial, kush është ‘maniaku’ i prostitutave në Itali!

Kryesoret

Giandavide De Pau është identifikuar si autor i dyshuar për vrasjen e tre prostitutave në Itali. Organet e hetimit kanë tashmë në duar dhe autopsinë e trupave të pajetë. Rezultatet tregojnë  “dhunë të ekzagjeruar”, ndërsa mbetet të konstatohet nëse arma e përdorur ka qenë e njëjtë.

Goditjet me thikë, sipas raportimeve, kanë arritur tek viktimat në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë qafën, shpinën dhe kokën. Ngjarja për të cilën akuzohet ai ka të bëjë me tre prostituta, të cilat u gjendën të vrara me thikë. Ngjarja u regjistrua me 17 nëntor në lagjen Prati të Romës.

Me kapele, maskë anti-coviddhe syze dielli, Giandavide De Pau u filmua nga kamerat e një supermarketi teksa lëvizte mes përmes Riboty dhe Durazzo-s, në lagjen “Prati:, në Romë, në intervalin kohor midis vrasjes së dy grave kineze dhe asaj të Amerikës së Jugut.

De Pau u filmua nga kamerat e supermarketit Pim në via Riboty “duke hyrë në ndërtesën në numrin 28 në orën 10.01 dhe duke u larguar në orën 10.41 (disa çaste pasi vrau dy viktimat e para)për t’u larguar në këmbë.

Menjëherë më pas, në orën 11.21, ai shkoi në rrugën “Durazzo” me një makinë “Toyota IQ” ngjyrë patëllxhani dhe pasi e parkoi, “hyri në adresën e rrugës ” Durazzo” në orën 11.22 për tu larguar pas rreth 15 minutash, në orën 11.39, gjithmonë në bordin e makinës Toyota”, siç thuhet në urdhrin e firmosur nga gjyqtarja hetuese Mara Mattioli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit