-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigrantët plumba njëri tjetrit! “Luftë” në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë

Kryesoret

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi, më 25 nëntor, se policia ka nisur kontrollin e detajuar të zonës afër pikës kufitare Horgosh, mes Serbisë dhe Hungarisë, për shkak të një raportimi se emigrantët po “shtinin ndaj njëri-tjetrit” në atë zonë.

Siç thuhet në njoftim, policia ka gjetur në vendngjarje gjashtë emigrantë, “mes tyre një i moshës rreth 20 vjeç, me dy plagë me armë zjarri në gjoks”.

Serbia është vend në të ashtuquajturën “Rruga ballkanike”, ndërkaq njerëzit, duke ikur nga lufta dhe varfëria, kalojnë nëpër këtë shtet, në përpjekje për të arritur në shtetet e Bashkimit Evropian (BE).

Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se gjatë natës dhe mëngjesit të 25 nëntorit, policia dhe xhandarmëria kanë ndaluar disa persona të dyshuar si të lidhur me të shtënat, si dhe kontrabandën e paligjshme të emigrantëve. Siç theksohet, u zbuluan më shumë se 600 “migrantë të parregullt”.

Sipas informacioneve jozyrtare të Radios Evropa e Lirë (REL), policia po i transporton me autobusë dhe automjete policore njerëzit për në qendrat e migrantëve në Obrenovc, Sjenicë dhe Bogovagjë.

Në njoftim bëhet e ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim. Gjithashtu, theksohet se gjatë hetimit policia po përdor edhe dronët.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratislav Gashiq, i cili gjatë ditës vizitoi veriun e Serbisë, tha se “policia është e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë, veçanërisht në atë pjesë të territorit ku është përqendruar një numër i madh i migrantëve”.

Më 16 nëntor, autoritetet e Serbisë, Hungarisë dhe Austrisë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit dhe mbrojtjes së kufijve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit