-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Financuesi i kokainës në Dubai? Xholi: Nuk jam fallxhor, njërin e kapëm në Shqipëri

Kryesoret

Prokurori i dosjes së sekuestrimit të 430 kg kokainë, Adnan Xholi deklaroi sot se është njëri nga financuesit e lëndës narkotike është arrestuar në Tiranë, por ka edhe të tjera jashtë vendit, që po punohet për arrestimin e tyre.

Aktualisht janë arrestuar vetëm 10 nga 14 personat që u shpallën në kërkim. Prokurori garantoi se nuk ka pasur dekonspirim të operacionit. Ai tha se në muajin shtator është bërë zhdoganimi i plehut nga Mali i Zi drejt Shqipërisë.

Sasia ka qenë në monitorim të plotë 24 orë. “Për rastin konkret, për sasinë konkrete, sikur ka ardhur, aq sasi, ajo tonletaë, 24 ton, aq është kapur dje. Rasti ka qenë monitorim në 24 orë dhe nuk ka lëvizur asnjë gr” tha ai.

Dekonspirim? “Jo. Në asnjë lloj mënyre” tha ai. “Nuk ka pasur asnjë rrjedhje informacioni” përforcoi më tej Arben Kraja. Kush është financuesi? “Një nga financuesit është identifikuar dhe është arrestuar” tha Xholi.

Në media është folur se një tjetër financues ndodhet në Dubai. “Nuk e di ku janë, jam prokuror dhe jo fallxhor. Unë mund të them pjesën e atyre që kam dijeni. Një që është në Shqipëri është i arrestuar” tha Xholi.

SPAK: Bllokuam 40 mln euro kokainë në Fier, kush e porositi dhe si erdhi nga Kolumbia

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit