-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jeta e Rihannës dokumentar? Këngëtarja firmos marrëveshjen miliona dollarëshe

Kryesoret

Rihanna ka nënshkruar një marrëveshje të madhe parash me Apple pasi një dokumentar për karrierën e saj muzikore është duke u përgatitur.

Ajo sigurisht që ka pasur një karrierë si asnjë tjetër dhe tani duket se hapat e saj të radhës teksa i rikthehet muzikës do të regjistrohen në një dokumentar.

 


Për ta bindur atë të bashkëpunonte, kompania i ofroi asaj miliona dollarë. “Ka shumë kuriozitet për çdo gjë që ka të bëjë me Rihanna-n. Rikthimi i saj në skenën muzikore për herë të parë në kaq shumë vite është shumë i rëndësishëm ”, tha një burim i Apple për gazetën britanike The Sun.

“Provat, takimet e saj me artistë të tjerë, por edhe ajo që ndodh në prapaskenë do të regjistrohen dhe do t’i japin publikut një pasqyrë se si është jeta e saj tani, si një nënë e re dhe si ndihet për rikthimin në industrinë e muzikës,” shtoi burimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit