-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I gjenden armë në banesë, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan

Kryesoret

Policia e Elbasanit ka arrestuar Muharrem Celhemës 55-vjeç pasi u kap me armë pa leje.
Sipas njoftimit të policisë 55-vjeçari me iniciale M.Ç  posedonte 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi prej 316 fishekësh luftarak.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe si rezultat i provave të siguruara falë hetimit me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të banesës së 55-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehëra armësh dhe 316 fishekë luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit