Gjykata e Posaçme ka vendosur që të pranojë kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka që të mjekohet edhe jashtë spitalit të burgut.
Pas rrëzimit të disa kërkesave për liri nga qelia duke mos u marrë në konsideratë pretendimi për gjendjen shëndetësore, gjykata vendosi që Koka mund të marrë mjekim jashtë spitalit të burgut sa herë që të jetë nevoja.
Pra, kërkesa për lirim u rrëzua dje, por Koka mund të dalë nga burgu për t’u mjekuar jashtë spitalit të burgut.
Lefter Koka u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar për dosjen e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.