-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë e lidh “ushtarin” e kokainës së Fierit me bosin në Dubai?

Kryesoret

10 persona janë arrestuar deri tani për operacionin e kokainës që u zbulua dhe bllokua në Frakull të Fierit mbrëmjen e djeshme. Mes personave të arrestuar është edhe Bledar Matoshi.

Ai u kap bashkë me shokun e tij Klajdi Kodra. Të dy emra të njohur për drejtësinë për shkak të përfshirjes në disa ngjarje kriminale.

Në 2016 në momentin e arrestimit në Tiranë Bledar Matoshi goditi me grusht dhe i grisi uniformën policit duke e kundërshtuar.

Gjatë kontrollit fizik, Matoshit i është gjetur asokohe një armë zjarri tip pistoletë, me karikator me 6 fishekë, me mbishkrimin “CAL.380”. Atëherë u arrestua bashkë me Kodrën.

Por edhe dje u arrestua sërish me Kodrën në fshatin Tujan në dalje të Tiranës, në Rrugën e Arbrit. Dje dyshohet se ishin nisur drejt fshatit Frakull ku ishte fshehur kokaina.

Bledar Matoshi dyshohet se është njëri i afërt me një prej bosëve të drogës të kërkuar nga drejtësia shqiptare por që fshihet në Dubai. Por ai ishte ai thjesht “ushtar” dhe urdhrat i merrte nga “koka” në Dubai? Kjo mbetet për t’u sqaruar nga hetimet.

Të arrestuarit në këtë operacion janë:
1- Viktor Çervanaku: ish-kryetari i njësisë administrative Frakull
2- Zenel Çervanaku: Vëllai i Viktorit
3- Denilson Çervanaku: Djali i Viktorit
4- Enxhi Ferhati: E fejuara e Denilsonit
5- Nikolin Gjolena
6- Klajdi Vrioni (Kodra)
7- Julian Malaj
8- Redion Meshi
9- Bledar Matoshi
10- Marildo Rona

430 kg kokainë! Koka dhe “ushtarët”! 10 të arrestuarit, shpëtoi specialisti kolumbian

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit