Gëzim Kosova është arrestuar në Berat pasi akuzohet se kishte përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një 60-vjeçare.
60-vjeçarja me inicialet M.K. ka denoncuar mbrëmjen e djeshme në polici 65-vjeçarin që rezulton të jetë familjar i largët i saj.
Gruaja që është infermierja e këtij fshati, mësohet se ka deklaruar në polici se Gëzimi jo vetëm që e përndiqte prej më shumë se 2 muajsh, por edhe e ngacmonte seksualisht në qendrën shëndetësore ku ajo punonte.
Burimet policore konfirmojnë se pas kallëzimit të bërë nga infermierja 65-vjeçari është arrestuar dhe po vijojnë veprimet për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.
Gjithashtu bëhet me dije se 65-vjeçari dy vite më parë është arrestuar nga policia për të njëjtën vepër penale pasi një tjetër grua nga ky fshat e kishte denoncuar për ngacmim seksual.