-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Porti i Durrësit u miratua, çfarë ndodh tani?

Kryesoret

Rreth 8 miliardë euro ishte vlera e diskutimeve të seancës së djeshme të Kuvendit, 5.9 mld buxheti dhe 2 mld porti i Durrësit.

Në mesnatë shumica socialiste miratoi marrëveshjen e portit të Durrësit pas shumë debatesh dhe një seance maratontë prej 14 orësh.

Opozita ishte kundër dhe ka paralajmëruar se nuk do të mjaftohet vetëm me kartonin e kuq që ngriti në seancë.

Por kush janë hapat në vijim?

Tashmë marrëveshja bashkë me buxhetin që u miratuan do i shkojnë në tryezë për t’u dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj. Nuk parashikohet që të ketë surpriza. Më pas, PD ka paralajmëruar se do ta çojë në gjykatën Kushtetuese.

Çfarë parashikon porti?

Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive.

Parashikohen 12 000 apartamente dhe hotele me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra.

Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliard e gjysmë euro.

Marrëveshja shkon 35 vite, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgjat 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitojë gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

74 vota pro dhe 35 kundër, miratohet projekti për Portin e Durrësit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit