Albert Mëlyshi ka prezantuar kandidaturën e tij për primaret në Mirditë. Gjatë fjalës së tij Mëlyshi ka prekur problemet e të punësuarve në administratë shtetërore.
Ai është shprehur se bashkia Mirditë numëron mbi 600 punonjës, nga 210 në organikë. Pra 400 më shumë. 400 punonjës, duke llogaritur vetëm pagën mesatare 320 mijë lek, bëjnë 1 milion € në vit që bashkia i shpenzon me paga pa asnjë efektivitet.
“Duhet pranuar fakti që, për 30 vite pushteti lokal në Mirditë, një pjesë e mirë e tyre edhe nga demokratët, mirditorët janë qeverisur keq.
Mirdita ka resurse nëntoksore që do ridimensiononte ekonominë lokale, ka njerëz me vlera të larta intelektuale, morale e njerëzore, biznesmenë të suksesshëm, që janë tretur nëpër botë dhe kurrë nuk u është shtrirë dora e bashkëpunimit në interes të saj.
Mirdita vetëm është shfrytëzuar për interesa personale e politike.
Shkurt…Mirditën nuk e kanë dashur,” është shprehur ai.