Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit sesi do ta parandalonte ai vjedhjen e votës.
Berisha është shprehur se do ta bëjë votimin me detyrim në mënyrë që të ushtrohet e drejta themelore e individit.
“Detyrimi për të marrë pjesë në votim është një detyrim pozitiv për të ushtruar një të drejtë themelore. Vendet që kanë pasur problem me blerjen e votës e kanë vendosur këtë ligj dhe ky ligj ka pasur sukses në eliminimin e këtij fenomeni”, tha Berisha.
Nga ana tjetër votimi i detyruar ishte një nga format e përdorura në komunizëm.