-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas Agron Kapllanajt, ja kush është veterineri dhe juristi që hyn në garë për kryebashkiak nga grupi i Alibeajt! (EMRI-FOTO)

Kryesoret

Gentjan Zera i diplomuar në veterinari dhe juridik shpalli kandidaturën për kryetar Bashkie në Sarandë i mbështetur nga demokratët e grupit të Enkelejd Alibeaj.

‘E di që Partia është ndarë, që është në krizë, por unë kam pranuar të jem pjesë për t’i bashkuar palët në Sarandë rreth një emri’, shprehet mes të tjerave Gentjan Zera.

NË FOTO: GENTJAN ZERA

Pse vendosët të jeni një emër për bashkinë Sarandë në kordinim me grupin e zotit Alibeaj?

Kam vendosur të jem pjesë e një gare në emër të forcës politike ku kam vite që kontribuoj. E di që Partia është ndarë, që është në krizë, por unë kam pranuar të jem pjesë për t’i bashkuar palët në Sarandë rreth një emri. Në PD ka vlera për të cilat u angazhova në politikë. Këto vlera dua të përfaqësoj me kandidimin tim. Sëbashku kam besim se do shkojmë drejt fitores për t’i kthyer qytetit administrimin e munguar. Dua t’u them qytetarëve që PD është parti vlerash jo individësh. Shpresoj që për këto vlera qytetarët e Sarandës të më votojnë.

Pse nuk iu bashkuat në primaret që po zhvillon grupimi i mbështetur nga z.Berisha?

Me gjithë respektin për ata që ndoqën dhe po ndjekin z.Berisha, unë kam refuzuar ta shoh politikën si lidhje me shefin. Sot opozitarët duhet të orientohen drejt një projekti të ri. Nuk kam hyrë në PD për t’i shërbyer emrave, por për t’i shërbyer qytetarëve. Ata presin një përgjigje të re nga përtej bindjeve politike. Kërkoj dhe dëshiroj të ndjek në këtë rrugëtim hapat e babait tim, i cili është edhe udhërrëfyesi im dhe dëshiroj po si ai dikur që të jem një emër mbi palët. Babai im gëzon një respekt në qytet dhe dëshiroj që në vendimet që marr ta bëj atë të ndihet mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit