“5pyetjet.al” publikon fotot e aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Tiranë ku humbën jetën dy të rinj dhe i treti ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Tre të rinjtë po vinin nga Durrësi në Tiranë kur makina e drejtuar nga Arbër Tivari 26 vjeç humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen.
Darka tragjike për dy vajzat! Zbulohen emrat e viktimave në Tiranë
Barriera e çau mes për mes. Goditja ishte fatale për dy vajzat Silva Gjergji dhe shoqja e saj ende e paidentifikuar.
Vajzat humbën jetën në vend, megjithëse “airbag”-et janë hapur, asgjë nuk ka mundur t’i mbrojë. Arbër Tivari ndodhet në spital në gjendje të rëndë.