-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Estonia: Rusia nuk është dobësuar, janë njësoi si para luftës

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Hanno Pevkur, nuk beson se Rusia është dobësuar në mënyrë kritike, edhe pas nëntë muajsh lufte në Ukrainë.

“Ne duhet të jemi të sinqertë dhe të qartë: Marina dhe Forcat Ajrore Ruse janë pak a shumë aq të mëdha sa ishin para luftës”, tha Pevkur për agjencinë gjermane të lajmeve ‘DPA’ gjatë një vizite në Berlin.

Edhe pse trupat tokësore ruse kishin humbur një forcë të konsiderueshme, ato “herët apo vonë” do të kishin përmasat që kishin para 24 shkurtit kur nisën ofensivën e tyre për pushtimin e Ukrainës.

Rusia gjithashtu do të mësojë nga përvoja e saj ushtarake në Ukrainë, argumentoi ministri estonezi.

“Ne nuk kemi arsye të besojmë se kërcënimi nga Rusia është zvogëluar disi ose se kërcënimi ndaj NATO-s është zvogëluar”, theksoi Pevkur.

Ditëve te fundit Rusia ka tërhequr trupat nga disa rajone të Ukrainës të cilat i kishte nën kontroll total.

Kjo u komentua si një lloj ‘lodhje’ e ushtrisë ruse edhe pse të tjerë thanë se mund të jetë vetëm veprim taktik me qëllim të ribashkimit të radhëve./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit