Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar një baba për vrasjen e vajzës së tij 18-vjeçare në Itali, pasi ajo refuzoi të martohej me burrin e zgjedhur prej saj. Shabir Abbas u arrestua në fshatin e tij në provincën jugore të Punjabit pas një njoftimi nga autoritetet italiane.
Vajza e tij, Saman, u pa e gjallë për herë të fundit prillin e kaluar nga fqinjët jashtë një shtëpie në fshatin Novelara pranë qytetit të Reggio Emilia.
Disa ditë më vonë një kamera sigurie në aeroportin e Milanos kishte regjistruar prindërit e 18-vjeçares, të cilët dyshohet se po i bënin presion asaj që të martohej me një burrë, duke hipur në një fluturim për në Pakistan.
Arrestimi i babait të 18-vjeçares erdhi pak ditë pasi një trup u gjet në një pallat të braktisur pranë shtëpisë së vajzës në Itali.
Ai pohoi, se vajza e tij është gjallë, duke pretenduar se ishte në një udhëtim në Belgjikë.