Artur Ndreka, një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së botës së krimit në Itali është kapur.
I njohur me nofkën, “shefi”, mbante peshën kryesore në trafikun e narkotikëve në në Romën jugore, Acilia dhe Vitinia. Ai u arrestua nga Guarda di Finanza së bashku me vëllain e tij, Markun, që po ashtu kishte një peshë të madhe në trafikun e kokainës.
“Hetimet zbuluan pamjen e qartë të një qendre aktive të trafikut të drogës. Ajo vepronte në periferitë romake të Vitinia dhe Acilia, veçanërisht në ndërtesën në via Castel D’Aioni dhe në via Codigoro. Ato përdoreshin si vendtakime. Ishte i aftë për të lëvizur sasi të mëdha kokaine dhe hashashi. Kishte kontakte me personazhe të njohur për nivelin e tyre të lartë kriminal”, shkruan prokurorja Valeria Tomassini.
Hetuesit kanë përdorur një sërë përgjimesh për trafikun e trogës.
“Bashkëbiseduesit e përgjuar besojnë se Arturi deri më tani ka arritur një status të lartë ekonomik dhe kriminal”, thuhet në dosje.
Ndreka u stërvit nga Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Petrit Bardhi, por mori rolin kryesor në trafikim pasi këta të fundit u burgosën, shpjegon prokuroria./La Repubblica