-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdes papritur ministri i Jashtëm bjellorus

Kryesoret

Ministri i Jashtëm bjellorus Vladimir Makei, i cili ka mbajtur këtë detyrë për një kohë të gjatë, ka vdekur papritur. Lajmi u njoftua të shtunën nga agjencia shtetërore e lajmeve ‘Belta’. Vdekja e Makei vjen dy ditë përpara një takimi të planifikuar për t’u mbajtur të hënën mes tij dhe homologut rus.

Ministri i Jashtëm Vladimir Makei ndërroi jetë krejt papritur”, njoftoi Belta pa dhënë detaje të tjera. Makei mbante postin e ministrit që nga viti 2012.

Ai mori pjesë në një konferencë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake e disa shteteve postsovjetike, që u mbajt në Jerevan në fillim të kësaj jave dhe të hënën, do të takonte homologun rus Sergei Lavrov.

Para zgjedhjeve presidenciale dhe protestave masive antiqeveritare në Bjellorusi në vitin 2020, zoti Makei kishte qenë një nga nismëtarët e përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet e Bjellorusisë me Perëndimin dhe kishte kritikuar Rusinë.

Por pas fillimit të protestave ai papritur ndryshoi qëndrim duke thënë se ato ishin frymëzuar nga agjentët e Perëndimit.

Me fillimin e sulmit rus në Ukrainë në muajin shkurt, Makei, një mbështetës i lidhjeve të ngushta mes Moskës dhe Minskut, tha se Perëndimi kishte provokuar luftën dhe se autoritetet ukrainase duhet të pajtohen me kushtet ruse të paqes.

Pak ditë para fillimit të luftës, Makei garantoi se nuk do të kishte asnjë sulm ndaj Ukrainës nga territori i Bjellorusisë. Por disa ditë më vonë, trupat ruse vërtetuan të kundërtën./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit