Pas Shpalljes se Pavaresise, Ismail Qemali sebashku me dergaten shqiptare vizitonte Londren per te lobuar mbi te ardhmen e kufinjve shqiptare.
Te vendosur ne Hotelin e famshem te kohes Hotel Cecil, Ismail Beu shkaktoi nje kuriozitet te forte dipomatik kur u pyet nga nje korespondent amerikan mbi mundesine e nje Mbreti Amerikan per vendin e sapo shpallur te pavarur.
“Ne se ish Presidentin Rusvelt ( Teddy Roosevelt) e kerkon Kuroren e Shqiperise, ne do ta vendosnim ate ne krye te listes se kandidateve. Une personalisht do te votoja per te.
Rusvelt eshte nje nga njerzit me te jashtezakonshem sot ne bote ne nje nivel shume me te larte se sa nje princ i zakonshem” do te deklaronte Ismail Beu per korespondentet amerikane ne Londer.
Por si nje diplomat i sprovuar me sa duket per te mos krijuar tensione me diplomacine angleze shtoi me buzeqeshje ” Une e konsideroj Z Rusvelt si nje njeri shume te afte por jo te pershtatshem per Shqiperine.
Mund te sygjeroj se Z Asquith (Kryeministri i Britanise se Madhe ) apo djali i Pier Pont Morgan mund te ishin Mbreterit tane. Jane te gjithe burra te afte por per ne eshte ceshtje serioze dhe duhet kohe per tu marre ne konsiderate.