Hakerat iranianë “Homeland Justice” bëjnë goditjen e radhës. Pasditen e sotme hakerat kanë publikuar të dhënat e patentave të shqiptarëve duke hyrë brenda sistemit të Drejtorisë së Transportit Rrugor.
Janë 1081 faqe të databazës me të dhënat e shqiptarëve që përmban patenta e tyre, si emër, mbiemër, atësi, adresë vendbanimi, numër ID, apo grup gjaku.
Publikimi i databazës së patentave për shtetasit shqiptarë vjen pas daljes së të dhënave të tjera sensitive, pagat apo targat, ndërkohë që pak muaj më parë u futën në sistemet e policisë së shtetit duke bllokuar për disa ditë TIMS-in.
“A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurisë së njerëzve tuaj.
Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?” – shkruhet nga Home Land Justice.
Mesazhi është i qartë kundër strehimit të muxhahedinëve, opozitës iraniane në Manëz.