Mbretëresha e ndjerë Elizabeth njihej për natyrën e saj të rrept kur vinte puna tek respektimi i rregullave.
Në biografinë e Elizabeth, ‘Elizabeth: Një portret intim’, Gyles Brandreth, një i besuar i familjes mbretërore, jep detaje se çfarë nuk lejoheshin të bënin. Mbretëresha nuk lejoi asnjë pjesëtar të familjes, madje as nipërit e mbesat, të kishin celular në tavolinën ku po hanin.
“Ajo kishte celularin e saj, por nuk i lejonte nipërit e mbesat të sillnin pajisjet e tyre në tryezë”, thuhet në të. Pavarësisht rregullave të saj strikte, megjithatë, mbretëresha e ndjerë ishte e njohur për marrëdhënien e veçantë që kishte me William dhe Harry.
Si gjyshe i ka përkëdhelur disa herë, sidomos pas vdekjes së nënës së tyre Dianës.