Duke folur për lidhjen e politikës me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, ish-prokurori Eugen Beci, deklaroi se politika duket se ka pasur një evolucion të çuditshëm në këto vitet e fundit në vendin tonë.
Këtu ai solli shembullin e të ashtuquajturve ‘të fortët’ e lagjeve, të cilët sot, sipas Becit, jo vetëm që janë lidhur me politikën, por edhe janë bërë pjesë e saj.
Beci deklaroi se ka një numër të madh personash me precedentë penalë, të cilët kanë vendosur që të bëhen pjesë e politikës.
Ai shtoi se evoluimi që i bëjnë kriminelët politikës duke ecur në shkallët e saj, duket se po rrezikon se tepërmi vendin.
Sa e lidhur është politika me krimin? Bregu: SPAK dekonspiroi ‘Dumanin’, dikush të bëhet shembull!