-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Zelensky’ shqiptar/ Flet Julian Deda: Vendimi ishte surprizë, jo e menduar më parë!

Kryesoret

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo ishte aktori i njohur i humorit, Julian Deda, i cili ka folur në kuadër të zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike për kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Deda u shpreh se vendimi për tu bërë pjesë e garës për Tiranën, ishte një surprizë në përgjithësi, pra diçka jo e menduar më parë. Sipas tij, deri më sot në Shqipëri nuk jemi mësuar të shikojmë figura jashtë politikës, të cilët të kandidojnë për pozita të larta drejtuese në politikë.

KRAHASIMI ME ZELENSKYN:

I pyetur në lidhje me shembullin Zelensky, Julian Deda u shpreh se ai ka filluar të aderojë në Partinë Demokratike shumë kohë më parë se të dilte në skenë Zelensky.

‘Unë thjesht e kam ndier si të tillë që të marr pjesë në këtë gare. Unë i jam bashkuar PD prej gati 10 vitesh, kur ajo doli në opozitë dhe thjesht kam menduar që të kontribuoj sipas mendimit tim, sipas shijeve të mia dhe nuk e kisha menduar ndonjëherë që do të hyja në këtë forcë politike që nesër, pasnesër të jem pjesë e ndonjë gare apo kandidimi politik.’, u shpreh Julian Deda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit