19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kokulur të tronditur! Dalin në gjyq dy policët hajdutë: Më duheshin lekët për kredinë

Kryesoret

Ditën e sotme gjykata e Tiranës vendosi që të lërë në qeli pa afat dy policët e arrestuar për vjedhje, të rendit dhe bashkiakes.

Kokulur dhe të heshtur, dy policët Sajmir Muzikanti dhe Serxhio Cani nuk kanë pranuar që të flasin.

Por Sajmir Muzikanti ka deklaruar në komisariat se vjedhjet i kishte kryer bashkëpunim me efektivin Serxhio Cani për arsye sepse i duhej të shlyente kredinë bankare, por polici i rendit mohoi përfshirjen.

Grabisnin qytetarët në Tiranë, lihen në burg dy policët

Muzikanti dhe Cani u vinin prangat të rinjve që i kapnin duke konsumuar hashash në zonën e liqenit dhe i linin të lirë pasi u jepnin nga 20 mijë deri në 50 mijë lekë të vjetra.

Ndaj dy efektivëve ishin bërë 9 kallëzime por vetëm tre raste janë dokumentuar nga prokuroria.

Policia e shtetit nisi procedurat për përjashtimin 22 vjeçarit, Serxhio Cani nga komisariati numër 1 në Tiranë.

Numri i efektivëve të përjashtuar deri më tani nga Rrumbullaku që kur mori detyrën, arrin në 13 persona.

Vrasje, rrahje, drogë, grabitje dhe tradhti! Episodet që po njollosin policinë që (s) duam

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit