Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa ndodhet në Tiranë për koncertin që do të zhvillojë sonte në kryeqytet me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë.
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka pozuar krah këngëtares shqiptare. Kim shkruan se e ka uruar qytetaren më të re të Shqipërisë, pasi Dua ditën e djeshme mori pasaportën shqiptare.
“E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë dhe e emocionuar për koncertin e Dua Lipës sonte për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, shkruan Yuri Kim.
View this post on Instagram