Në kuadër të 78-vjetorit të Çlirimit të vendit nga pushtimi nazifashistë Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka nderoi kujtimin e Dëshmorëve të Atdheut, duke vedosur lule pranë monumentit Nëna Shqipëri.
Presidenti Begaj nderoi të gjithë heronjtë e Shqipërisë, që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë dhe shprehu mirënjohjen më të madhe përpara kujtimit të tyre.
Por përveç nderimit të dëshmorëve që pushojnë në varrezat e Dëshmoreve të Atdheut, nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha, kanë vendosur ti bëjnë dhe ati një vend mes heronjve duke vendosur pankarta me foton e tij dhe lule në hyrje të rrugës.