Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë emrat më të lakuar të vitit të fundit. Dyshja bënë bujë të madhe me historinë e tyre, të cilën zgjodhën ta jetojnë në syrin e publikut, dashur pa dashur.
Me gjithë ndarjet dhe periudhat e vështira me njëri-tjetrin, Bora dhe Donaldi kanë thuajse katër vite bashkë dhe së fundmi janë ngritur dyshimet se çifti po i jep fund beqarisë.
Gjithçka nisi nga një postim i moderatores, ku ra në sy komenti i shoqes së ngushtë të Borës dhe Donaldi, pikërisht Semi Jaupajt.
Këngëtarja ka komentuar emojin e një nuseje dhe ndjekësit menjëherë kanë vërshuar nga komentet: “Ka ndonjë risi?”, “Kemi dasmë?”, apo “Kur është data e dasmës?”.
/5pyetjet.al